Komisioni i ligjeve ka miratuar 4 anëtarët e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, mes të cilëve edhe Simon Miraka.

 

Kandidatura e Simon Mirakës ishte propozim i shoqatave të ish të përndjekurve i mbështetur nga 28 deputetë të opozitës. Mes këtyre 28 firmëtarëve është kreu i PD Sali Berisha, deputetët që e mbështesin atë dhe aleatët e Partisë Demokratike.

 

Por ajo që ra në sy ishte reagimi i ashpër i Gazment Bardhit kundër Simon Mirakës, për shkak se kandidatura e tij është mbështetur nga Sali Berisha.

 

GAZMENT BARDHI

ANETAR I KOMISIONIT, PD

“Jeni edhe të pafytyrë sepse keni bërë një betim që nuk do votoni asnjë person që propozohet nga ‘non grata’, nga Berisha dhe sapo votuan një person që e ka propozuar Berisha. Ju jeni të pafytyrë. Ju tjetër gjë thani dhe tjetër gjë bëni. Sapo votuat një person…mos ma hiq të drejtën e fjalës. Po ju tregoj se çfarë përfaqësoni jNuk mund të jetë vota juaj dhe mbështetja e ‘non gratave’ që përcakton përbërjen e institucioneve publike.”

 

KLOTILDA BUSHKA

KRYETARE E KOMISIONIT

“Kandidati për të cilin flisni ka mbështetjen edhe të deputetëve tuaj, jo ‘non gratave’. Kështu që duhet të kishit bërë vetë verifikimin përpara se të vinit këtu të na bënit gjyqin ne.”

 

Ligjet vendosën t’i çojnë kuvendit për votim 4 kandidatët: Altin Hoxha, Gentiana Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *