Miratimi i raportit të Marty, Balla: Rusia ka fuqi në Asamblenë e KE-së!
Pas publikimit të raportit të Dick Marty, në të cilin ai pretendonte se disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin kryer krime gjatë luftës në Kosovë, ka pasur reagime të shumta në arenën ndërkombëtare, por edhe brenda vetë opinionit Kosovar. Lidhur me miratimin e këtij raporti ka folur edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili i është referuar Rusisë dhe fuqisë që kjo e fundit ka në Asamblenë e KE-së.
“Rusia është një prej paguesve më të mëdhenj të buxhetit të Këshillit të Europës. Përgjithësisht Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pati një ngrirje të Rusisë, një vit më parë për arsye të tjera, por Rusia ka patur gjithnjë një forcë aty.
Si rrodhën ngjarjet u tejkalua forca e Këshillit të Europës, shkuam tek Kuinit, një marrveshje e 5 vendeve për të detyruar Kosovën dhe në vitin 2014-2015, Kosova u detyrua të miratojë Gjykatën.”




