E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Miratimi i ligjit të gjuhëve, hap i madh”

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë vizitës në Strugë, ka vënë theksin tek roli i rëndësishëm i shqiptarëve në Maqedoni. Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi si tejet të rëndësishëm miratimin e ligjit të gjuhëve në parlament.

 

“Kemi një vendosmëri të një shumice për të filluar sa më shpejt zbatimin e ligjit për gjuhën, që do t’i japë një zgjidhje të munguar deri tani, e që nuk është një privilegj që i bëhet popullit shqiptar, por një detyrim, është një domosdoshmëri”, tha Meta gjatë takimit në Bashkinë e Strugës.

 

Presidenti tha se Shqipëria dhe Maqedonia po kalojnë një moment të rëndësishëm në integrimin europian, pasi kanë marrë rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh