Tekniku i kombëtares ka mbrojtur vendimin e tij per grumbullimin e lojtareve te dëmtuar, por edhe ata qe janë pa ekip per miqësoren me Turqinë. Ne nje konference per shtyp nga Antalia, trajneri Italian deklaroi se ishte nga paraqitja e lojtareve ne grumbullim dhe se është punuar ne çdo aspekt per t’i bere balle kundërshtarit.

 

“Duhet te jemi profesioniste. Lojtaret e dëmtuar duhet te sjellin nje rezonance dhe është mjeku i ekipit kombëtar qe vlerëson nese janë te gatshëm per te luajtur ose jo. Strakosha kishte nje problem te vjetër, ndërsa Latifi  gjithmonë deklaronte per nje gjendje te mire. Ne rastin e Naser Alijit qe është pa skuadër mund t’ju them se kombëtarja eshte nje familje qe mbështet lojtaret ne ditët e vështira.”

 

Ndërkohe kapiteni i kombëtares Etrit Berisha ne mungese te Ansi Agollit ka deklaruar se prurjet e reja sjellin freski ne skuadër, ndërsa zyrtarisht përgatitjet per evropianin e ardhshëm nisin nga miqësorja me Turqinë.

 

Miqësorja kundër Turqisë te Mircea Luceskut do te luhet ditën e hëne ne oren 18-30 ne Antalia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *