Është ndoshta viti me i bukur ne karrierën e tij. 25-vjeçari Bujar Lika nuk do ta mendonte kurrë se ne harkun kohor te 3 muajve do te kalonte nga Shafausen i ligës se dyte zvicerane drejt Grasshoppers dhe per me tepër do te merrte nje ftese per kombëtare nga tekniku Panuci. Ne daljen e pare përpara mediave shqiptare, mesfushori nga Ferizaj është shprehur i lumtur per grumbullimin dhe se ftesën kuqezi nuk e kishte menduar dy here.

 

Ndërkohe nje tjetër debutues Herdi Prenga nuk është i panjohur ne Shqipëri. 23 vjeçari i lindur ne Zadar te Kroacisë ka mbrojtur 8 here ngjyrat e skuadrës Shpresa. Prenga ka surprizuar duke deklaruar se me cilësitë dhe lojtaret e mire qe ka Shqipëria, mund te kualifikohet ne nje tjeter evropian.

 

Këto dy deklarata futbollistet me te rinj te kombëtares i bene ne prag te miqësores qe Shqipëria do te zhvilloje kundër Norvegjisë ne “Elbasan Arena” te hënën e 26 marsit ne orën 19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *