E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Miqësoret e mëdha të Europës

Spanjë ishte fituese e miqësores se luksit ndaj Francës. Ne Paris iberiket fituan me rezultatin e pastër 2-0. Edhe pse vendasit e filluan mjaft mire, ndërsa ju anulua edhe nje gol i Grizman, ishin spanjollet me te sakte përpara portës me dy rrjeta ne pjesën e dyte. David Silva nga pika e bardhe e penaltisë zhbllokoi shifrat ne minutën e 68, ndërsa Delofeu 9 minuta me vone sigloi shifrat përfundimtare 2-0. Fitore për nje tjetër skuadër udhëtuese, Italinë. Ne Amsterdam skuadra e Ventures mundi Holandën 2-1. Ishin tulipanet qe zhbllokuan shifrat qe ne minutën e 10 pas autogolit te Romanjollit. Por avantazhi i vendasve zgjati vetëm nje minute kur Eder ktheu gjithçka ne baraspeshe. Italianet arritën te përmbysnin shifrat qe ne pjesën e pare, kur Bonuci ne minutën e 32 kaloi ne avantazh skuadrën e tij, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit.

 

Humbje e papritur e Portugalisë ne shtëpi 2-3 përballe Suedisë,  duke ndërprere serine e 4 fitoreve radhazi ne eliminatore. U duk nje ndeshje shume e lehte për te zotet e shtëpisë, te cilët e mbyllen pjesën e pare ne avantazh te dy golave, fale rrjetave te Kristiano Ronaldo dhe atugolit te Granqvist. Por gjithçka ndryshoi ne pjesën e dyte me skandinavet qe ngushtuan diferencën me Claasen ne minutën e 57, ndërsa po ky lojtar barazoi shifrat ne minutën e 76. Befasia erdhi ne minutën e 3 te shtesës, kur Cancel shënoi autogol ne portën e tij, duke u dhëne fitoren miqve. Ne takimet e tjera Irland – Island 0-1, Austri – Finland 1-1 dhe rezultat spektakolar ne Moske 3-3 mes Rusisë dhe Belgjikës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë