14 marsi ishte një ditë pushimi zyrtar për administratën shtetërore, por jo për opozitën. Lideri demokrat Lulzim Basha, pas urimit zyrtar për Ditën e Verës në Elbasan, takoi në Tiranë aktiviste të shoqërise civile.

 

Në këtë takim ai foli jo vetëm për rrëzimin e Ramës, por për shembjen e sistemit: për ndryshim në hartimin e listave, për prokurorë e gjyqtarë te zgjedhur nga populli e për ndryshim të sistemit elektoral.

 

Ndërkohë që nga ana tjetër duket se mazhoranca nuk ka asnjë tërheqje.

 

Për të folur më shumë për këtë  situatë politike që ndodhet prej ditësh në vendin tonë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë, analisti Skender Minxhozi .

 

Lulzim Basha duket se avancoi këtë të enjte në kërkesat e tij: ai u tregua më i hapur në lidhje me kritikët e tij për çështjen e listave apo të sistemit. Si ju duket ky ndryshim i tij?

 

Nuk ka sit ë jetë krej ndryshe, për ta zgjeruar më shumë është se listat janë të Bashës, të Kryemadhit dhe të Ramës dhe të gjithë kryetarëve të tjerë, ju e dini se pas ndryshimeve kushtetuese dhe me formën që ka sot ligji ynë electoral , faktikisht kryetarët e partive janë disa bejlerë të cilët faktojnë disa ndihmës, në parlament përpilojnë lista sipas qejfit dhe dëshirave, pa pyetur asnjë strukturë partied he zoti Basha është pjesë e këtij sistemi dhe nuk ka folur kundër tij. Aq më tepër mund të kujtojmë 2017 ku zoti Basha për shkak të qëndrimit në çadër për 100 ditë dhe pas marrëveshjes me Ramësn, praktikisht ishte në shkelje afati për listat pranë KQZ-së. listat  tij në këtë mënyrë patjetër që do të kishin shumë persona të future me ngut pa kontroll dhe filtra dhe në situatën kur bankot e parlamentit po mbushen kjo është një kritike e drejtpërdrejtë për Bashën për mënyrën se si ai ka formuluar listat.

 

Ju beson i se kësaj radhe do të ketë ndryshim nga zoti Basha do ta mbajë fjalën këtë radhë?

 

Zoti Basha është një ndër politikanët shqiptar që ka një historik premtimesh të pambajtura njëlloj si gjithë të tjerët nuk e shikoj më të mirë por nuk e din ë është më i keq. Dua të them se nuk është fare e mundur që opozita dhe pozita nuk angazhohen për ndryshimin në themel të sistemit zgjedhor dhe për mënyrën se si formulohen listat, atëherë ne do të kemi këtë problem porporcional kombëtar, siç është tani me 12 qarqe, është një formulë që u provua se krijon fiktivitet në zgjedhjen e njerëzve. Problem është se zoti Basha është se prej muajsh ftohet që të marrë pjesë në korigjimet e kodity zgjedhor dhe nuk ka pranuar që të shkojë.

 

Edhe dy ditë dhe është protesta e 16 marsit, çfarë mendoni se do të ndodhë të shtunën?

 

Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë të shtunën, por e di se çfarë ka ndodhur ndërkohë, kemi një gjest ekstrem të opozitës që është djegia e mandateve që presupozohet të krijonte dy situate po kaq ekstreme. Një parlament totalisht të boshadisur në njërin krahë dhe rrugët e sheshet e Tiranës të mbushura nga krahu tjetër. Unë konstatoj se as pritshmëria e parë dhe pjesërisht as pritshmëria e dytë nuk janë vërtetuar. Parlamenti nuk është më totalisht I boshatisur pasi aty po futen deputetë, por edhe sheshet ju kujtoj në qoftëse mbushen me cikle 1 mujore, 16 shkurt apo 16 mars, ose në mes të tij përpiqesh të bësh lajm duke penguar seancat e parlamentit por me pak njerëz, në qoftëse protestat kthehen gjithnjë e më të dhunshme ato do të jenë gjithnjë e më të vogla. Unë nuk e di nëse do të ketë apo jo dhunë, por nëse do të ketë dhunë protesta sdo të jetë e madhe. Unë I besoj aksiomës protestë e paqtë protest e madhe protestë e dhunshme protest e vogël.

 

Në parlament nderkohe kemi opoziten e re: a mund ta zevëndesoje ajo opozitën që ndodhet jashte kuvendit?

 

Ajo nuk mund të zëvendësojë një gjë të tillë, ne kemi një parlament që ëhstë në krizë, një parlament që punon me një ndeshje apo përballje që njëri ekip ka formacionin  eparë dhe ekipi tjetër ka të dytin.

 

Dhe për këtë reformat që mund të formohen nga mazhoranca me opozitën e re nuk do të jenë afatgjata?

 

Kjo ngelet për tu parë sepse në momentin që parlamenti ka kaluar 84 deputetë si prezencë aim und të bëjë shumëçka, për më tepër kur këtë I shtojmë edhe deklarimin e hapur të ndërkombëtarëve të cilët kanë thënë se parlamenti duhet të vijojë punën dhe deputetët të marrin mandatin. Formalisht pra parlamenti mund të hartojë ligje por politikisht është për tu parë sesa të qëndrueshme janë këto ligje, sepse do të vijë një moment negociate në fund të rrugës apo pas shumë kohësh dhe pas pak kohësh dhe palëve do ju duhet të diskutojnë jo vetëm për mënyrën e daljes nga kriza por edhe për shumë gjëra të tjera që janë bërë ndërkohë, për ligjet që mund të jenë bërë, reformat që mund të kenë kaluar mund të rinogociohen sërish.

 

Edi Rama nderkohe nuk ka asnje shenje terheqjeje: a po pret edhe ai 16 marsin per te pare se si do te reagojne qytetaret ndaj kesaj situate?

 

Rama është përpjekur që të sillet ndaj opozitës sin ë situatën e studentëve, ndatyrisht që dy situatat janë identike, ato ngjajnë por nuk janë identike, ai shpreson që opozita të lodhet gjatë rrugës. Besoj se atij i pëlqen në mënyërn kur opozita proteston në një mënyrë ciklike dhe jo në mënyrë të vazhdieshme. Me 16 shkurt me ato që u thanë unë prisja si qytetar, si banor I këtij qytetti që të shihja një protest që nuk do të ishte vetëm e madhe dhe aggressive por edhe e zgjatur në kohë. Pra një prezencë e cila do të zgjate dhe do të vinte qeverinë në vështirësi por protestat që nuk zgjasin nuk e vënë në vështirësi qeverinë. Aktualisht Rama nuk është në vështirësi vetëm nëse merr një kthesë të papritur rrjedha e ngjarjeve por për momentin nuk është.

 

Ju dhe jo vetëm në analiza tuaja keni trajtuar çështjen e një projekti të ri të opozitës që duhet ta shoqërojë zotin Basha bashkë me këtë nismë që ka marrë. A e ka tashmë zoti Basha këtë projekt apo shikoni shenjat e një projekti të ri të tij në mënyrë që ai të kërkojë mbështetje në popull.

 

Zoti Basha ka humbur çdo lloj mundësie negocimi sepse kur ti hedh kartën e fundit, kur hedh celsin nga dritarja siç mund të themi ti nuk ke më mundësi që të negociosh. E vetmja mundësi e negocimit të Bashës, do të ishte një pjesmarrje masive e popullit në dyert e qeverisë që do të detyronte më pas qeverinë që të ulej në negociata. Në qoftëse ti nuk e arrin këtë kur ke dorëzuar mandatet, pasi ti ke bërë hapin tat më ekstrem si politikan duke dalë jahstë sistemit i ke hequr vetes shumë mundësi negocimi. Ky është problem i madh i opozitës sot. Opozita sot ka shumë pak karta negocimi ndërkohë që qeveria ka shumë karta negocimi. Edi Rama mund të bëjë zgjedhje të parakohshme me ose pa veten e tij kryeministër, mund të bëjë zgjedhje në 2020 mund të përpiqet që ti çojë në 2021, mund të ftojë opozitën  që të bëhet pjesë e një bashkëqeverisje, pra ka shumë skema dhe formula për të negociuar, opozita vetë pasi ka hedhur mandatet dhe ka dalë nga sistemi nuk ka shumë mënyra për negociata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *