Zgjedhjet lokale po afrojnë, por akoma procesi për përgatitjen e tyre po përballet me vështirësi.  Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë bojkotuar institucionin e administrimit të zgjedhjeve.

 

Ndërkohë çdo ditë që kalon e çon në kufijtë e së pa mundurës aplikimin e teknologjise në zgjedhje, një kërkesë e hershme e opozitës.

 

Analisti skënder Minxhozi nga edicioni qendror i lajmeve në Vizion Plus ka folur për përgatitjen e zgjedhjeve, aksionin e opozitës dhe zhvillimet e tjera të rëndësishme.

 

PD-LSI kanë bojkojtuar KQZ-në e kjo rrezikon procesin zgjedhor të qershorit?

 

Procesi zgjedhor në Shqipëri kanë qenë të gjitha të rrezikuara, ju kujtoj se historikisht kemi pasur një fenomen që gjithmonë kemi pasur një braktisje të njëanshme ose të dyanshme të zgjedhjeve që pritetshin të afroheshin në 30 vitet e fundit, pretendime të cilat më shumë se debatoheshin dhe diskutoheshin në tryeza i përplaseshin palës tjetër në fytyrë nga podiumet e partive politike ose nga salla e parlamentit ose në deklarata të bëra rrugës dhe jo në  institucionin ku duhej. Jo në parlament ku bëhen ligjet, jo në KQZ ku ka pjesmarrje partiake dhe ne ndodhemi përballë një situate të tille. Opozita është e cila shumë herë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, se do të djegë mandatet, se do të rrëzojë qeverinë dhe do të shkojnë me qeveri teknike në zgjedhje, ka menduar për gjithçka, përpos asaj që është lista e halleve zgjedhore që ka Shqipëria. E ka konsideruar procesin si politik duke injoruar enkas të gjithë aspektin teknik kjo ka sjellë edhe këtë kolaps.

 

 

Opozita bëhet gati për stinën e re të protesta, tubimi më i madh mbahet në 16 shkurt. LSI-PD synojnë rrëzimin e qeverisë e krijimin e një qeverie trenzitore që do çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Si e shihni një artikulim të tillë?

 

Ti thuash Edi Ramë në janar se unë do të rrëzojmë në shkurt është pak ironike, pra ofrojmë një datë publike për rrëzimin e qeverisë e cila është një muaj më vonë. Unë mendoj se protestat e lajmëruara shumë javë më parë nuk janë shenjë force, por janë shenjë dobësie, në qoftëse ti si opozitë mendon se ka një klimë protestash, ti i organizon dhe i zhvillon tani protestat, nuk ka nevojë as për vargan me autobusë as për militantë që vijnë për të bërë një gjiro nga zyra e kryeministrit për gjysmë ore dhe për të ikur sërish dhe që shkaktojnë më shumë probleme trafiku sesa impakt politik. Mendoj se opozita vazhdon të ndodhet në vështirësi madhore të ngritjes së frymës  antiqeveritare në vend, pamë që një shtresë krejt e paorganizuar si studentët kanë qenë shumë e shumë efikas në lidhje me partitë e vjetra dhe të reja opozitare të organizuara në terren me celulat e tyre me përfaqësuesit e tyre me një hirarki të mirëorganizuar deri në fshatrat e Shqipërisëqë megjithatë nuk pulsojnë, krijojnë atë që përmenda më lart frymën antiqeveritare dhe ky është një problem madhor i opozitës, fakti që protesta është spostuar me 16 shkurt tregon që opozita ka vështirësi në organizimin e saj.

 

 

Përgatitja e protestave tashmë bëhet nga kryesia e re e Partisë Demokratike. Si i konsideroni emrat e zgjedhur nga Basha,  a besoni se ekipi i ri drejtues e çon opozitën drejt pushtetit ?

 

Basha vazhdon të eksperimentojë, të jetë i dyzuar mes të shkuarës berishjane dhe së tashmës së tij. PD-ja ndodhet në një situatë ku emrat kanë shumë pak peshë në rëndësi përsa kohë që emrat që shkojnë e vijnë nuk janë formate të tilla si ajo listë njerëzisht që Basha largoi dhunshëm nga PD dhe sot më shumë se kurrë rezultojnë të nevojshëm dhe jetikë për fatet e të djathtës në Shqipëri. E kam fjalën për të gjithë atë brez të politikanëve jo shumë të vjetër të cilët duke qenë kundërshtar të artikuluar dhe publik të z.Basha u larguan dhe sot siç dhe ju e përmendët zëvendësohen nga prurje të reja që krijojnë pak ose aspak besim tek publiku, se së bashku do të mund të rrëzojnë Edi Ramën.

 

Le të ndalemi pak edhe në një moment tjetër të rëndësishëm. Parlamenti grek njohur këtë të premte emrin e ri Maqedonia e Veriut. Çfarë sjell marrëveshja e Prespes së pari për shqiptarët, dhe çfarë ndryshon në Ballkan?

 

Marrëveshja e Prespës normalizon Maqedoninë dhe bashkë me atë normalizon për rrjedhojë edhe komunitetin e madh shqiptar që jeton atje, krijon dhe hap shanset për integrimin e Maqedonisë në të gjitha strukturat ku e pengonte mospasja e një emri zyrtar të njohur edhe nga pala greke. Kjo është një pjesë e një mozaiku ballkanik problemesh që zgjidhet, një segment i atij mozaiku, e cila shpresohet dhe pritet të krijojë një sinergji pozitive për të shtyrë drejt Evropës NATOS dhe afrimit sit ë thuash me familjen e Kombeve demokratike jo vetëm të vetë Maqedonisë por edhe të fqinjëve të tjerë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë indirect na implikon edhe ne sepse krijimi i një klime normale mes dy fqinjëve tanë direkt me të cilët ndajmë dhe kufij tokësorë natyrisht që ndikon pozitivisht edhe në uljen e tensionit në këtë pjesë të gadishullit dhe në një perspektivë edhe më të mirë ndoshta edhe të bisedimeve greko-shqiptare që ju kujtoj se kanë mbetur pezull për shkak të problemeve që ka pasur jo vetëm Athina por edhe Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *