Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, ministrja Belinda Balluku sqaroi se situata hidrike është përmirësuar dhe se nuk ka vend për panik.

 

Sakaq, ajo bëri me dije se Shqipëria ka arritur një marrëveshje për të marrë me qira dy anije që shërbejnë si termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike.

 

“Me mbështetje të ambasadores amerikane, por në bashkëpunim me kompaninë që punon për projektin e termocentralit të Vlorës, kemi arritur një marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruar në triport në Vlorë, dy anije prodhuese të energjisë elektrike, të cilat do të prodhojnë këtë energji për një periudhë kohe derisa TEC-i të vendoset në punë. Janë termocentrale lundruese. Këtu nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës. Është një arritje shumë e madhe pasi do na garantojë gjatë periudhës së verës që të kemi një pavarësi energjitike që do të prodhohet nga ato anije, sigurisht e kufizuar por e misheluar sëbashku me kaskadën dhe importeve, shkëmbimin energjitik, do të jenë të gjitha një mishël që do na japë pavarësinë energjitike gjatë verës”, deklaroi Balluku.

 

Balluku theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për biznesin e vogël dhe familjet.

 

“Kemi dëgjuar për pikën e vdekjes së Fierzës, por ju e keni thënë që nuk ka një pikë vdekje dhe ne ishim lart nga kjo pikë që flitet mbi 240 metra. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për bizneset e vogla dhe familjarët dhe në maj do kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për t’i mbrojtur ata”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *