Subscribe

Ministrja Besa Shahini doli para mediave për të sqaruar për opinionin publik se kur nis procesi mësimor në zonat e goditura nga tërmeti.

Ajo konfirmoi se mësimi në bashkitë e Kavajës, Rrogozhinës, Lezhës dhe Kamzës do të nisë në datën 5 dhjetor.

Ndërsa mësimi në shkollat e Bashkive të Tiranës, Durrës dhe Kurbin do të nisë ditën e hënë në datën 9 dhjetor.

Ndonëse data 9 dhjetor duhet të ishte pushim në kushte normale për të zëvëndësuar pushimin zyrtar të datës 8 dhjetor ( Dita e Rinisë), Ministrja Shahini se këtë herë për shkak të humbjes së disa ditëve mësim, 8 dhjetori nuk do të bëhet mësim.

Shahini deklaroi se janë mbi 4800 nxënës, shtëpitë e të cileve rezultojnë të pabanueshme nga tërmeti I 26 nëntorit. Ministrja deklaroi se ka nje plan te qarte zhvendosje edhe per nxenesit qe nuk mund te bejne dot mesim ne shkollat e demtuara.

Sipas ministres, janë inspektuar të gjithë shkollat, kopshtet dhe cerdhet publike.

Shahini tha se shkollat dhe kopshtet private duhet të marrin leje nga Instituti I Ndërtimit për zhvillimin e mësimit në godinat ku ata bëjnë mësim.

 

 

Në 9 qarqe që nuk janë në gjendje të jashtëzakonshme mësimi ka filluar normalisht, ndërsa për tre qarqet e tjera do të fillojë nesër pjesërisht. Në Lezhë nesër fillon në bashkinë Mirditë, një shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet. Në Rrogozhinë dy shkolla të vogla me probleme mësimi fillon nesër. Në Kamëz një shkollë e dëmtuar “Sulejman Elezi’ transferohet te “Azem Hajdari” në turnin e dytë pasdite, pra mësimi fillon nesër. Në Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara, nxënësit do të transportohen, mësimi fillon nesër. Në Vorë është dëmtuar shkolla në Marikaj, nxënësit në Marqinet, mësimi fillon në 9 dhjetor.Në Tiranë përveç Pezës nuk ka shkolla të tjera për të nxjerrë komplet jashtë funksionit. Në Tiranë mësimi fillon në datë 9 Dhjetor. Për kopshtet dhe shkollat private duhet të marrin një konfirmim nga instituti i ndërtimit, të vlerësohen që të jemi të sigurt. Për shkollat që rrezikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor kemi plan për ti zhvendosur në shkolla të tjera. Në zonat rurale kemi siguruar transport. Për të gjitha shkollat private me probleme, pronarët të sjellin planin e zhvendosjes së nxënësve. Në hotelet ku janë sistemuar qytetarët kemi filluar sistemin për themelimin e shkollave të përkohshme. Mësimi do të fillojë në datë 9 Dhjetor. Dita e Rinisë 8 Dhjetor, nuk do të bëhet pushim në datë 9 për shkak të orëve që kanë humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *