Subscribe

Edhe studentet të Universiteteve kanë kaluar në mesimin online .

 

Ministrja e arsimit dhe sportit, Besa shahini, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka njoftuar se tashme janë 40 mije student që po zhvillojnë mesimin ne platforma dixhitale .

 

 

BESA SHAHINI

 

MINISTRJA E ARSIMIT DHE SPORTIT

 

 

“Janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në mësim online  po punojnë jo vetëm duke përdorur email-in apo rrjetet sociale, por edhe platformat e ndryshme që janë në dispozicion falas. Është Zoom, Google Classroom, EZtalks – janë disa nga platformat që po krijojnë edhe klasën virtuale, ku pedagogu mund të bëjë edhe biseda me studentët e vet dhe e riprodhon formatin e një klase të zakonshme”.

 

Ministrja theksoi se për sa I përket provimeve Kombëtare, vendimi do të merret në një moment të dytë pasi do te shihet situata deri me 6 prill.

 

Dua të nënvizoj edhe njëherë se është shumë herët të marrim një vendim për provimet kombëtare se kur do të mbahen, nëse duhet të shtyhen, në çfarë formati do të zbatohen etj. Unë ende po shpresoj që ne do të kthehemi në bankat shkollore me 6 prill siç kemi planifikuar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të marrim një vendim në lidhje me formatin e provimeve kombëtare, vështirësinë e pyetjeve, si dhe datat kur do të mbahen. duke parë se si po zhvillohet situata, ne po bëjmë edhe planet e ndryshme që do t’i zbatojmë pastaj në një moment të dytë kur të dimë edhe nëse do të mbahen provimet kombëtare, kur do të mbahen ato dhe me çfarë niveli të vështirësisë”

 

Shahini u shpreh se mësuesit kanë bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm pasi ata brenda natës kanë kaluar nga dërrasa e zezë në punë përmes ekraneve të telefonave të tyre celularë apo edhe të laptopëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *