E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministrja: Së shpejti vlerësim psikologjik dhe social për çdo mësues në sistemin arsimor

Së shpejti do të nisë vlerësimi psiko-social fillestar për çdo mësues në sistemin arsimor.

 

Reklamë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se do të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për ndalimin e dhunës në shkollë dhe trajtimin e çdo rasti specifik me në fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin.

 

Reklamë

Njoftimi i Kushit:

Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit angazhohemi që:

– së shpejti të bëhet një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor;

– të ndërmarrim një fushatë të re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin;

– të respektohen me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla ku parashikohet largim nga detyra për çdo rast dhune apo abuzimi nga punonjësit arsimor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë