Subscribe

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka komentuar planin në lidhje me klasat kolektive.

 

Përmes një deklarate për mediat Nikolla, theksoi se synohet mbyllja e këtyre klasave dhe transferimi në shkolla ku 33 mijë nxënës të vendosen në klasat respektive.

 

“Hartuam plan ndërhyrje për nxjerrjen nga situata e vështirë e 7 mijë nxënësve. Ky ishte hapi i parë.  Kemi fotografuar secilën klasë, si dhe kushtet e punës në këto klasa. Kemi parë mundësinë e transfermimit me transport. Dalja e urdhrit për transferimin e shkollave më të afërta dhe procesi i sistemimit të tyre në këto klasa. Situata nuk është e re. kjo situatë ka qenë prezente dhe kur ishte opozita. Por nuk patën kurajon për të realizuar një proces tejet të vështirë, por as nuk mundën të përmendin. Është beteja për 33 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive. Janë klasa me 5-10 nxënës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *