E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministrja Ibrahimaj zbret në terren dhe inspekton dëmet pas protestës: Shërbimi do të vijojë i pandërprerë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ditën e sotme ka dalë në terren dhe ka inspektuar nga afër dëmet në biznese private dhe institucione të tjera, të cilat janë shkaktuar gjatë tre ditëve protesta të dhunshme.

Nga një filial i dëmtuari Postës Shqiptare, Ibrahimaj garantojn qytetarët që pavarësisht goditjes ndaj pronës publike dhe private, qeveria është e angazhuar që t’i ofrojë qytetarëve shërbim të përditshëm.

Reklamë

“Jam këtu në një nga rrugët kryesore të qytetit të Tiranës dhe mbrapa kemi filialin e Postës Shqiptare, i cili është dëmtuar. Janë disa filiale të dëmtuara këtu. Në këto filiale, qytetarët marrin përditë shërbime: pensionistët marrin pensionet e tyre dhe të ardhurat që i duhen për të siguruar jetesën. Unë dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që, pavarësisht goditjeve ndaj pronës publike dhe private, ne jemi të angazhuar që ato të marrin shërbimet e tyre të përditshme.

Pensionistët, ndonëse mbrapa në kohën që po kalojmë, mund të drejtohen në të gjithë filialet e tjera dhe të marrin pensionin e tyre, sepse ne jemi këtu për të garantuar që rendi dhe siguria dhe shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë i pandërprerë, pavarësisht atyre që ndodhin në këtë qytet”, deklaroi ministrja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.