Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar një foto me vajzën e saj, Anën, të cilën e përcolli deri tek shkolla. Kushi shkruan se ato biseduan për rëndësinë e mbajtjes së maskës dhe ruajtjen e distancës me shokët e klasës.

Në një postim në “Facebook”, Kushi thekson se vetëm duke respektuar masat që parandalojnë përhapjen e koronavirusit do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë që po kalojmë.

“Para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kisha të pamundur të mos bëja një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë timen , vajzën e madhe Ana . Bisedova sërish me të mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli që ruan shëndetin e saj, nxënësve, mësuesve e gjithë të tjerëve. Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri. Javë të mbarë të gjithëve!  #mbajmaskën #ruajdistancën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *