Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e bëri me dije vetë ministrja përmes një postimi në “Facebook”.

 

Ajo tregoi se ka kryer një test tjetër që ka rezultuar negativ. Denaj bëri thirrje për qytetarët që për çdo shqetësim të drejtohen tek mjekët e familjes.

 

“Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19. Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese.🙏”

 

Ajo u infektua në datën 12 nëntor dhe u trajtua në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *