Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka rezultuar pozitive me koronavirus. Njoftimin e dha vetë ministria përmes një postimi në “Facebook”. Balluku ndodhet në karantinë dhe nuk ka shenja të rënda të sëmundjes.

 

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë.”

 

Gjatë ditëve të fundit shifrat e koronavirusit kanë qenë mjaft të larta dhe shqetësuese në Shqipëri. Të mërkurën në vendin tonë humbën jetën gjashtë pacientë dhe u regjistruan 311 raste të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *