E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 47 minuta më parë
Kronikë

Ministria përgënjeshtron lajmin për vdekjen e mjekut

Lajmi për vdekjen e mjekut të shtruar në spitalin Infektiv u përhap në disa media pasditen e kësaj të hëne.

Mediat shkruan duke ju referuar një postimi në “Facebook” që një tjetër doktor, Bernard Progni, kishte bërë.

Reklamë

Ky i fundit se mjeku në fjalë nuk e kishte fituar dot betejën me COVID-19 dhe shprehte dhe ngushëllimet e tij.

Por më pas reagoi Ministria e Shëndetësisë. Ajo përgënjeshtroi lajmin përmes një njoftimi për mediat.

“Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar shërbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë.  Ju lutemi referojuni burimeve zyrtare.”

“Vizion Plus” raportoi se mes një nga dy personat e intubuar në Infektiv është edhe një mjek. Aktualisht në spital janë të shtruar 84 pacientë dhe 11 prej tyre janë në terapi intensive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë