E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ministria e Zhvillimit Ekonomik hesht për “Spitallën”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik vijon të heshtë për veprimin antiligjor që ka kryer, duke refuzuar auditin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk është parë e as dëgjuar që një institucion publik, i cili ka tagrin kushtetues të auditojë zyrat e shtetit, të refuzohet në mënyrë të tillë nga zyrtarë të kësaj ministrie.

 

Deri më tani, KLSH nuk është penguar nga institucionet publike që të kryejë detyrën, që i është ngarkuar nga ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta. Ministria e Zhvillimit Ekonomik shënon kështu një rast të paprecedentë, duke i mbyllur derën audituesve të KLSH.

 

Reklamë

Argumentimi i ministrisë, se KLSH nuk mund të kontrolloje tenderin e Spitallës, pasi çështja është në gjykim nga Gjykata Administrative, është sa qesharak aq edhe antiligjor. Kjo sjellje rrezikon të kthejë ministrinë në shembullin më të keq të administratës publike.

 

Ministritë janë ato që duhet te tregojnë se zbatojnë me korrektese ligjin, duke respektuar edhe pavarësinë e institucioneve, si në rastin konkret KLSH. Kjo sjellje abuzive, pritet te marrë përgjigjen nga Prokuroria, e cila ka nisur hetimin për shpërdorimin e detyrës, për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

 

Ministria shpalli fitues të koncesionit për zonën teknologjike në Spitallë të Durrësit, një konsorcium, i cili nuk përmbushte plotësisht kriteret, çka ngriti dyshimet qe kjo vendimmarrje është një aferë korruptive.

 

 

Më shumë video

Reklamë