E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministria e Shëndetësisë sqaron: 85-vjeçari në Shkodër nuk vdiq nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se i moshuari 85-vjeçar nuk ka ndërruar jetë këtë të premte nga COVID-19, por si pasojë e infarktit të miokardit. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.L., i cili humbi jetën në banesën e tij në Shkodër.

 

Thuhet se i moshuari qëndronte i palëvizur prej dy muajsh për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hypertension.

 

Reklamë

Viktima ka qenë bartës i COVID-19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes.

 

Dei më tani, numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 23.

Vazhdo të lexosh

Reklamë