E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: Njeri prej policëve të lënduar gjatë protestës rrezikon humbjen e syrit

Ministria e Shëndetësisë informon se janë dërguar në spital 10 të lënduar nga protesta e zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. 8 prej tyre janë punonjës policie, ndërsa 2 protestues.

 

Reklamë

Në njoftim, theksohet se njëri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze. Sipas mjekëve, ai rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet t’i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

 

Reklamë

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka transportuar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze. Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe dy protestues ne gjendje te stabilizuar. Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale. Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote.”

 

Më shumë video

Reklamë