E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria e Shëndetësisë: Dy humbje jete dhe 100 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të shtunë se në orët e fundit janë infektuar edhe 100 qytetarë të tjerë, ndërsa dy pacientë kanë humbur jetën.

 

Një prej qytetarëve që ndërroi jetë është një 70-vjeçar nga Tirana, ndërsa një tjetër një 83-vjeçar nga Durrësi.

 

Reklamë

Rastet e reja u identifikuan pasi u kryen tamponë te 2.962 persona.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë