E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: 81-vjeçarja s’vdiq nga COVID-19, ishte asimptomatike

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin se një paciente 81-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Përmes një njoftimi, u informua se 81 vjeçarja ishte asimptomatike për COVID-19 dhe se humbi jetën nga insuficienca e disa organeve.

Viktima vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.

Këtë të mërkurë, u regjistrua 42 raste të reja, shifra më e lartë e të infektuarve nga koronavirus në vend qe prej perhapjes se pandemise.  

Më shumë video

Reklamë