Kronikë
Ministria e Shëndetësisë: 8 viktima dhe 538 të infektuar

Këtë të shtunë në Shqipëri janë regjistruar tetë viktima dhe 538 raste të reja.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në orët e fundit janë kryer 2.276 testime. Numrin më të lartë të të infektuarve vazhdon ta ketë Tirana.
Betejën me virusin e kanë fituar 405 qytetarë, ndërsa në spital vazhdojnë luftën 376 pacientë. 30 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dhjetë të intubuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




