E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: 446 të infektuar dhe 15 viktima nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të mërkurë për 446 raste të reja me koronavirus dhe 15 qytetarë që kanë humbur jetën.

 

Viktimat ishin të moshave 40-85 vjeç, kurse të infektuarit u zbuluan pas testimit të 2.997 qytetarëve. Numri i të shëruarve në orët e fundit është më i lartë se i rasteve të reja.

 

Këtë të mërkurë u raportua për 744 qytetarë që kanë fituar betejën me COVID-19. Në spitalet COVID po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë