E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: 302 raste të reja dhe 3 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të enjte për 302 raste të reja me koronavirus. Ata u konfirmuan pozitivë pas testimit të 1.405 qytetarëve.

 

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre pacientë: një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Reklamë

Këtë të enjte u shëruan 54 qytetarë, kurse në dy spitalet COVID janë të shtruar 258 pacientë. Nga këta, 19 janë në terapi intensive dhe gjashtë të intubuar. Gjithsej, në vendin tonë nga marsi janë regjistruar 18.250 raste pozitive, 10.395 raste të shëruara dhe 465 humbje jete.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë