E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete dhe 149 të infektuar

Vijojnë të mbeten të ulëta shifrat e të vdekurve dhe të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

 

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën tre qytetarë, të moshave 62-87 vjeç, ndërsa janë identifikuar edhe 149 të infektuar të tjerë.

 

Rastet pozitive u konfirmuan pas kryerjes së 2.886 testimeve. Qytetarët që mposhtën sëmundjen për këtë të shtunë janë 542. Në spitalet COVID, marrin trajtim mjekësor 174 persona, 15 prej tyre në terapi intensive dhe tre në intubim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë