Kronikë
Ministria e Shëndetësisë: 21 humbje jete dhe 851 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të mërkurë për 851 raste të reja me koronavirus dhe 21 humbje jete. Të infektuarit u zbuluan pas testimit të 3.149 qytetarëve.
Sipas njoftimit, qytetarët që kanë humbur jetën janë të moshave 42-94 vjeç. Nga ana tjetër, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i rasteve të reja.
Reklamë
Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me sëmundjen 903 qytetarë. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin trajtim 606 pacientë, 42 prej të cilëve në terapi intensive dhe 10 në intubim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




