E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: 18 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve në Shqipëri janë konfirmuar 1.075 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 18 pacientë. Të infektuarit u zbuluan pas testimit të 3.901 qytetarëve.

 

Kurse qytetarët që nuk mbijetuan dot ishin të moshave 39-84 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

 

Reklamë

Ministria e Shëndetësisë dha detaje edhe për procesin e vaksinimit, duke njoftuar se këtë të mërkurë u vaksinuan 612 bluza të bardha dhe të moshuar.

 

Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina anti-COVID.

Vazhdo të lexosh

Reklamë