Këtë të martë u shënua një rënie e rasteve të reja me koronavirus, por një rritje e lehtë e numrit të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë raportoi për 17 humbje jete, të moshave 54-86 vjeç.
Ndërsa pas testimit të 3.005 qytetarëve, u zbuluan 475 të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, kurse në spitalet COVID po marrin trajtimor mjekësor 445 pacientë. Nga këta, 31 janë në terapi intensive dhe 17 në intubim.





