E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ministria e Shëndetësisë: 15 viktima dhe 653 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të diel për 15 humbje jete dhe 653 raste të konfirmuara me koronavirus.

 

Të infektuarit u evidentuan pasi ju nënshtruan testimit 3.119 qytetarë dhe numri më i madh i tyre i përket Tiranës, pasuar nga Vlora e Korça. Pacientët që nuk fituan dot betejën me sëmundjen ishin të moshave 54-82 vjeç.

 

Reklamë

Në anën tjetër, janë 662 qytetarë që e mposhtën virusin. Kurse në spitalet COVID marrin trajtim spitalor 501 pacientë, 23 në terapi intensive dhe shtatë në intubim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë