Kronikë
Ministria e Shëndetësisë: 1.089 raste të reja dhe 15 viktima nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë vijon të raportojë shifra të larta të të infektuarve dhe të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit, nga testimi i 4.270 qytetarëve, dolën pozitivë 1.089 persona, shifra më e lartë deri tani. Këtë të premte u konfirmuan edhe 15 humbje jete.
Pacientët që ndërruan jetë ishin dhjetë nga Tirana, dy nga Durrësi dhe nga një nga Kavaja, Elbasani e Dibra, të moshave 34-86 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.




