Shqipëria u trondit sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 5.4 I shkallës rihter, me epiqëndër në fashatin Vinjoll të bashkisë Mat  dhe me një thellësi prej 5 km.

 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, raportohet vetëm për dëmë materiale në disa banesa , ndërkohë që lëkundjet janë ndjërë në në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan.

 

Njoftim per shtyp i Ministrise se Mbrojtjes

 

Sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

 

Ministria e Mbrojtjes: 12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos,kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj

 

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.

 

MM: 47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

 

MM: Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

 

MM: Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *