
Video · Kronikë
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 184 banesa të dëmtuara në Korçë
Nga tërmetet e forta që lëkundën pjesën juglindore të vendit tonë mëngjesin e të shtunës, 230 banore jane strehuar ne çadrat kolektive në Korçë.
Reklamë
Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat sqaron se janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.
Reklamë
Sipas njoftimit të ministrisë bëhet me dije se jane strehuar ne cadrat kolektive 160 banorë në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzes.
“Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banoret. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike te dëmtuara nga tërmetet, 7 të cilave të riparuara”.
Më shumë video
Reklamë




