Subscribe

Ministria e jashtme e Shqipërisë hedh poshtë pretendimet e ambasadës ruse në Tiranë se duhej të njoftohej për dy shtetasit rusë të ndaluar pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh.

 

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turidu bën me dije se autoritetet shqiptare janë në përmbushje të Konventës së Vjenës. Ajo përcakton se shteti pritës, pra vendi ynë duhet të njoftojë përfaqësinë diplomatatike, në rastin konkret atë ruse, vetëm nëse shtetasit e saj të ndalur nga policia kërkojnë të kontaktojnë me ambasadën e tyre.

 

MINISTRIA PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

Dëshirojmë gjithashtu të theksojmë se https://www.youtube.com/watch?v=YM0G1_RrfbIndalimi apo fillimi i një procesi penal ndaj një personi është e dhënë personale e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është palë. Edhe në këtë kuptim, dhënia ambasadës së Rusisë e informacionit të ndalimit të këtyre shtetasve, do të ishte shkelje e angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.

 

Po aq Ministria e Jashtme bën me dije se me notën verbale të ambasadës ruse janë njohur dy ditë më parë dhe menjëherë institucioni është vënë në lëvizje për të marrë informacionin e nevojshëm mbi ngjarjen në Gramsh.

 

MINISTRIA PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

Nota është hartuar në datën 22 gusht dhe ka hyrë në MEPJ në datën 23 gusht pasdite. Në mënyrë të menjëhershme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  i është drejtuar me kërkesë për informacion autoriteteve kompetente. Theksojmë se në këtë pikë institucioni ynë është pikë ndërlidhëse mes kërkuesit dhe strukturave të tjera dhe nuk ka asnjë kopetencë tjetër për çështjen në fjalë.

 

Ministrisë se Jashtme nga mabasada ruse i është kërkuar mes të tjerash thelbi i akuzave të ngritura dhe mundësia e takimit të një përfaqësuesi të ambasadës ruse me shtetasit e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *