Ngërçi i krijuar në bashkinë Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit duket se po reflektohet edhe në veprimet financiare të këtij institucioni.
Pas konstituimit të këshillit bashkiak, dega thesarit Shkodër tashmë nuk e njeh ish kryetaren Voltana Ademi. Deri në sqarimin e plotë të situatës, kompetencat do t’i ketë nënkryetari.
Lidhur me këtë situatë bllokimi siç e quan Ademi, kjo e fundit nëpërmjet një letre publike shprehu shqetësim mbi situatën e krijuar, duke ju drejtuar ministres Anila Denaj si dhe trupit diplomatik në vend për ngërçin që mban peng investimet ne këtë bashki. Sipas Ademit thesari nuk ka zbatuar edhe firmën e nënkryetarit të bashkisë.
Por minsitria e financave ka reguar duke sqaruar situatën. Në reagim, fincancat thonë se urdhrat e xhirimit të lëshuar për datën 20 gusht janë kryer brenda orarit zyrtarë, pas firmosjes nga ana e nënkryetarit.
Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër, brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore. Për këtë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm për sa më sipër.
Në këto kushte sqaron minsitria, insitucioni është në funksion të zbatimit të ligjit për qytetarët pa dallime partiake.