Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar kallëzim në SPAK për një gjyqtare të Tiranës.

 

Sipas Manjas, gjyqtarja Klorinda Cela ka bllokuar investimet e qeverisë. Ai e cilësoi rast skandaloz, të turpshëm të abuzimit me detyrën e lartë të gjykatësit, çështjen e gjyqtares, e cila sipas tij ka bllokuar një investim madhor me vendimmarrjen e saj.

 

“Jam sot këtu për të bërë publik një kallëzim që sot do ta depozitojmë në SPAK për një vendimmarrje të një gjykatëseje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke penguar një investim madhor. Rast skandaloz, i turpshëm i abuzimit me detyrën e lartë. Gjykatësja K.Ç. gjykatëse e gjykatës civile, ka lënë peng fëmijët duke bllokuar punën për Qendrën Kombëtare të Fëmijëve. Kur sapo ministria bëhet gati të nisë punën, prona e shtetit na del me barrë”, tha Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *