E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministria e Bujqësisë kusht për aleancë me PD? Duka e sqaron në “Quo Vadis”

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka ju përgjigj në “Quo Vadis” pyetjes nëse Ministria e Bujqësisë është kusht për aleancë me PD.

 

Kreu i PAA sqaroi se nëse opozita vjen në pushtet, dëshira e tij është të “kapë” Ministrinë e Bujqësisë. Ai tha se është abuzuar shumë me termin “kusht”.

 

“Kam parë që është bërë një lloj abuzimi me këtë, që unë kam vënë kusht Ministrinë e Bujqësisë, jo, tentojmë që të realizojmë ato pika programore tonat përmes Ministrisë së Bujqësisë. Nëse arrijmë, sepse kjo nuk merret me dhunë, kjo konvertohet me votat, deputetët, nëse votuesit tanë na japin mundësinë, fuqinë, zërin, natyrisht që do tentojmë Ministrinë e Bujqësisë, sepse ajo merret me këtë punë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë