E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministria e Brendshme i përgjigjet PD për kapjen e 613 kg kokainë

Por menjëherë pas deklaratave te partisë demokratike ka reaguar ministria e brendshme e cila ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

 

Ministria garanton se do ti shkohet deri ne fund hetimit për 613 kilogramët e kokainës qe u kapen ne Maminas ndërsa thekson se sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën për hetimin e të inkurajojnë krimin. Me tej ministria e brendshme e konsideron tërësisht të papranueshëm këtë agresion kundër institucioneve dhe policisë së shtetit në radhë të parë, ndërkohë që lufta kundër krimit e trafiqeve ka hyrë në një fazë të re.

 

Rezultatet e policisë janë konfirmuar me goditjen e disa grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, ndërkohë që të tjera grupe të rrezikshme kriminale janë në fokusin e goditjes në kuadër të operacionit “forca e ligjit” thuhet ne reagim.

Vazhdo të lexosh