E shtunë, 21 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria e Brendshme marrëveshje me ICMP për gjetjen e personave të zhdukur

 

Ministria e Brendshme nënshkroi nje marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).  Për Ministrinë e Brendshme nënshkroi zv.ministrja Rovena Voda ndërsa në emër të ICMP firmosi Matthew Holliday, drejtues i ICMP për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja synon intensifikimin e përpjekjeve për gjetjen e personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, nga 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991, duke përcaktuar në veçanti rregullat e bashkëpunimit për identifikimin, gjetjen e personave të humbur, si dhe për koordinimin e punës me organet përgjegjëse.

 

Reklamë

Zv.Ministrja e Brendshme Rovena Voda në fjalën e mbajtur me këtë rast nënvizoi se ballafaqimi me të kaluarën është një detyrim ligjor dhe moral për të gjitha grupet shoqërore, si parakusht për arritjen e paqes sociale në vend. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur do të vendosë drejtësi për të gjithë familjarët e tyre, do të mbyllte plagën e rëndë të shoqërisë tonë, si dhe do të vendoste paqe dhe stabilitet.

ICMP është organizata ndërkombëtare e ngarkuar ekskluzivisht për të punuar në çështjen e personave të zhdukur. Ajo do të krijojë një Zyrë Shërbimi për gjetjen e personave të humbur, duke përdorur metoda tekniko-shkencore të zbulimit dhe identifikimit, si dhe shkëmbimin e informacionit me organet kompetente në kuadër të koordinimit të bashkëpunimit, me qëllim realizimin e aktivitetit administrativ.

Vazhdo të lexosh

Reklamë