Subscribe

Në ditën e tretë të protestës, maturantët arritën të marrin një përgjigje për kërkesën e tyre drejtuar ministrisë së arsimit, mbi rishqyrtimin e pikëve dhe nivelit të vështirësisë së testit shtetëror të matematikës.

 

Ministrja Evis Kushi njoftoi nëpërmjet një vide-mesazhi uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë, por nuk e saktësoi këtë kufi.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT

 

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

 

Këtë paqartësi e theksuan edhe maturantët të cilët kërkojnë një përgjigje konkrete nga autoritetet. Ndërsa aktualisht i vetmi informacion që ata kanë, është i përcaktuar nga rregullorja e maturës shtetërore mbi kufirin kalues, që është 20 përqind e 60 pikëve totale.

 

MATURANTET

Shumë e paqartë, Ministrja të dalë të na sqaroje siç duhet. Kemi nevojë për një zgjidhje konkrete.

 

Nxënësit paralajmëruan vijimin e protestave dhe përshkallëzimin deri në bojkot të provimit të lëndës me zgjedhje, i cili parashikohet të zhvillohet këtë të martë, më 15 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *