Agjencia e Ukrainës kundër korrupsionit po e trajton ministrin e Bujqësisë Mykola Solsky si të dyshuar në një hetim për blerjen e paligjshme të tokës shtetërore me vlerë rreth 7 milionë dollarë, njoftuan sot mediat ukrainase.

Ministri dhe ministria e tij nuk pranuan të bëjnë një koment të menjëhershëm, pas një kërkese nga Reuters. Solsky mbikëqyri industrinë e grurit gjatë luftës me Rusinë pas emërimit të tij në mars 2022.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës tha në një deklaratë se kishte zbuluar një skemë nën drejtimin e ministrit në detyrë për të blerë në mënyrë të paligjshme tokë shtetërore me vlerë 291 milionë hryvnia (7.35 milionë dollarë).

Solsky nuk u përmend në deklaratë, por agjencia ukrainase tha se i dyshuari është ish-kryetari i komisionit parlamentar për çështjet bujqësore, një pozicion që Solsky e mbajti përpara se të bëhej ministër i bujqësisë në mars 2022. Deklarata vuri në dukje se plani përfshinte një përpjekje shtesë për të marrë tokë me vlerë 190 milionë hryvnias.

Nëse konfirmohet, do të jetë hera e parë që një ministër në qeverinë e Volodymyr Zelensky akuzohe si i dyshuar në një rast korrupsioni. Raportet erdhën mes spekulimeve në rritje për një riorganizim të afërt të qeverisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *