Ministri serb i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Branko Ruzhiç, ka thënë se dialogu, i iniciuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, po shkon në drejtim të zgjidhjes së problemeve dypaleshe me Kosovën, por pa njohjen e saj.

 

Ministri serb ka thënë për gazetën serbe “politika” se përmes dialogut duhet të shihen realisht indikatorët e gjendjes në Kosovë dhe mundësitë që, përmes zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, të respektohen interesat e serbëve në Kosovë, të ruhet trashëgimia kulturore serbe dhe të aplikohet eksteritoriariteti funksional për manastiret dhe kishat serbe, siç parashihet me Planin e Ahtisaarit, shkruan Telegrafi.

 

“Sigurisht se krejt kjo do të bëhej, pa njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ai, duke vlerësuar se ftesa e presidentit Vuçiç për dialog të brendshëm, është një vendim i mençur dhe i guximshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *