Ministri i Brendshëm Lleshaj priti në zyrën e tij Ina Mukën, efektiven e policisë e cila u kthye nga Turqia ku u mjekua pasi u plagos në gishtat e dorë në protesten e banorëve të Unazës së re para kuvendit më 20 nentor.

 

Lleshaj shkruan në faqen e tij në facebook se Ina është rikthyer plotg force, enrgji dhe vullnet për të vijuar punë në polici.

Ministri shton se e reja Ina Muka është një model domethenes angazhimi për rinine e Shqipërisë.

 

Ina Muka u kthye të premten në mbrëmje vonë nga Turqia pasi iu bë nëpërmjet një metode moderne mjekësore ngjitja e gishtave që kishte humbur ne proteste pasi drejt saj u hodh një kapsolle.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *