E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

 Ministri Lleshaj i ashpër në Korçë: Dua koka krimi, jo shpërndarës droge

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon nga policia e Korçës të luftojë kokat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe të mos merret me shpërndarës të vegjel te lëndëve narkotike.

 

“Nuk dua të dëgjoj se mereni me shpërndarës droge, dua goditjen e kokave të krimit të organizuar dhe trafiqeve”– u kërkoi vartësve në Drejtorinë e policisë Korçë Ministri Lleshaj.

 

Reklamë

Ai e theksoi këtë kërkesë si prioritet të punës së policisë nën drejtimin e tij.

 

Ministri Lleshaj i kërkoi gjithashtu policisë lokale më shumë angazhim dhe bashkëpunim institucional në mbrojtjen e pyjeve të mbetura.

 

“Bota kujseset edhe për një pemë, ndërsa ne nuk po mbrojmë pyjet” mësohet të jetë shprehur Lleshaj.

 

Ministri i Brendshëm zhvilloi një takim gati dy orë e gjysëm me strukturat drejtuese të policisë rajonale të Korçës, si pjesë e prezantimit të tij dhe objektivave që synon nëpër rethet e ndryshme të vendit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë