Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, ka deklaruar se çështja Gruevsli, është një çështje juridike dhe jo politike.

 

Gjatë vizitës një ditore të enjten në Kosovë, ministri i Jashtëm hungarez, theksoi se autoritetet kompetente do të kryejnë procedurat në lidhje me kërkesën për azil të ish-kryeministrit Gruevski dhe më pas do të vendoset rezultati.

 

“Mund t’ju them vetëm një gjë. Kjo është çështje juridike, nuk është politike. Autoritetet kompetente, pra autoriteti i migracionit, do të kryejë procedurat duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe le të shohim rezultatin për të”

 

 

Në Kosovë  ministri Szijjarto, u takua me homologun kosovar Behxhet Pacolli ku fokus i diskutimeve ishte liberalizimi i vizave me BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *