E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri italian telefonon Ramën dhe Bashën: Miratojeni ‘Zgjedhoren’ në Parlament para pushimeve verore

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha morën një telefonatë nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

Reklamë

Ky i fundit i telefonoi dy liderët për të dhënë “porositë e veta” për reformën zgjedhore.

Reklamë

Di Maio tha se është shumë e rëndësishme që të ruhet fryma konstruktive dhe që marrëveshja të miratohet nga deputetët para se të mbyllet ky sesion parlamentar.

“Të dy liderët t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje për miratimin e ligjit në parlament përpara pushimeve verore. Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme, por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”.

Gjatë bisedës me Ramën, ministri italian preku edhe rëndësinë që kanë reformat për Shqipërinë për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë