E mërkurë, 14 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 51 minuta më parë
Politikë

Ministri irlandez Byrne: Vijoni reformat, duam të mbyllim kapitujt të tjerë me Shqipërinë

Ministri irlandez për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, ka inkurajuar Shqipërinë të vijojë me ritëm reformat në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, Byrne theksoi se përparimi i mëtejshëm i reformave do të ndihmojë në transformimin e institucioneve, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.

Reklamë

“Inkurajoj kryeministrin Edi Rama që të vazhdojë reformat. Zbatimi i reformave i  jep mundësi vendeve të transformojnë institucionet, ekonominë dhe shoqërinë e tyre. Dua të mbyllim kapitujt të tjerë me Shqipërinë, sepse e ardhmja juaj është në BE”, tha Thomas Byrne.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.