Ministri Igli Hasani uron Radmila Shekerinskën për emërimin si zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Radmila Shekerinskan, e cila u emërua sot zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s.
Në një postim në rrjetin social “X”, Z.Hasani thekson rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin global.
“Urime Radmila Shekerinskas së Maqedonisë së Veriut për emërimin e saj si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s. Është kënaqësi të shoh këtë rol të rëndësishëm që i besohet për herë të parë një përfaqësueseje të dalluar të një aleati të NATO-s nga Ballkani Perëndimor. Mezi pres të bashkëpunojmë ngushtë për të adresuar sfidat e sigurisë rajonale dhe globale dhe për të forcuar angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin”, shkruan ministri Hasani.
Congratulations to Radmila @Sekerinska of North Macedonia ???????? on her appointment as @NATO Deputy Secretary General. It’s a pleasure to see this important role entrusted for the first time to a distinguished representative of a NATO ally from the Western Balkans.
I look forward…
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 19, 2024
Kujtojmë se sot se shefi i NATO, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme.
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar I plotë”, tha Rutte.




