Subscribe

Në deklaratën për mediat ministri i jashtëm i Turqisë tha se me homologun shqiptar, Igli Hasani mes çështjeve të folura ishte edhe ajo për mësuesit që punojnë në shkollat e frymëzuara nga Fethullah Gylen.

“Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetejve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri. Treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje dhe diskutuam se çfarë hapash  mund të hidhen konkrektisht për këtë”, bëri me dije ministri.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë ministri i Jashtëm Igli Hasani nuk bëri asnjë deklaratë mbi këtë çështje. Nga diskutimet me homologun turk, në të parën vizitë të tij në Tiranë, theksoi nevojën për të çuar përpara bashkëpunimin ekonomik me rritjen e investimeve turke në vendin tonë.

“Investimet turke arrijnë në rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompanitë turke që operojnë në vendin tonë. Konstatuam se niveli shkëmbimit të vëllimit të tregtisë në kuotën e gati 760 milion euro, nuk pasqyron ndoshta, potencialin ekzistues midis dy vendeve, ndonëse klima e të bërit biznes në Shqipëri është tejet e favorshme.  Jemi të vendosur që ky tregues të kalojë shifrën e 1 miliardë eurove”, u shpreh Hasani.

Të dy shefat e diplomacisë folën për ndalimin e luftës në Ukrainë dhe Gaza.

“Në kushtet e sfidave të reja, të shkaktuara, ndikuara, apo inkurajuara nga konteksti i zhvillimeve në Ukrainë, konstatuam nevojën për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin tonë dypalësh, me partnerët tanë evropianë dhe në NATO, për t’u përballur me sukses me sfidat e sigurisë të të gjitha dimensioneve”, tha Hasani

“Nuk po jepet leje për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka treguar një reagim në nivelin e duhur. Prandaj e ftoj opinionin ndërkombëtar që të përdori metoda të tjera në mënyrë që 2 milionë persona që janë peng në kushtet e urisë, të marrin masa që kjo të përfundojë sa më shpejt pasi në të kundërt do të jetë shumë vonë”, tha Fidani.

Pas Igli Hasanit, në takim Hakan Fidani do të pritet edhe nga kryeministri Edi Rama, ku duket se çështja e gylenistëve do të jetë objekti kryesor i bisedës. Mbajtja e këshillit të parë strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe rritja e volumit të tregtisë në vlerën e 2 miliardë dollarëve janë dy nga synimet për të cilat ministri i jashtëm i Turqisë tha se duhet të ndodhin brenda 2024-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *